Ish-presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se një dënim me burg mund të “shkëputë” mbështetësit e tij.
“Një dënim me burg do të ishte i vështirë për t’u pranuar nga publiku”, tha Trump.
Vendimi në rastin e Stormy Daniels, dënimi i parë i një ish-presidenti në historinë e Shteteve të Bashkuara, nuk do ta pengojë Trumpin të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit, edhe nëse ai dënohet me burg.
Në intervistën e sotme Trump tha gjithashtu se gjyqi ishte “shumë i vështirë” për gruan e tij Melania, e cila nuk ishte pranë tij në gjykatë.