FOTO/Humbi jetën tragjikisht teksa peshkonte në lumë, ja kush është 30-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Bulqizë, përkatësisht në lumin e fshatit Sofraçan.

30-vjeçari i identifikuar si Klodian Kala, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, e për pasojë ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 17.30, në lumin e fshatit Sofraçan, shtetasi K.K., rreth 30 vjeç, duke peshkuar, dyshohet me gjenerator ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com