PD për komisionin antikorrupsion: Kërcënim për institucionet e drejtësisë! SHBA e BE konfirmuan se SPAK duhet mbështetur pa rezerva

Komisioni antikorrupsion, nga PD është cilësuar si i pakuptimtë i njëanshëm dhe një kërcënim për institucionet e drejtësisë

Përmes sekretarit për Marrëdhëniet me Publikun Edvin Kulluri, PD thotë rezoluta kaloi në votimin në Parlament pa u konsultuar më parë me opozitën.

“Siç ishte e kuptueshme nisma e PS për “reforma anti-korrupsiion” është e pakuptimtë, e nxituar dhe e njëanshme! Partia Demokratike u shpreh qartë se rezoluta Anti-Korrupsion përmban qëllime të dyshimta, të paqarta dhe fatkeqësisht kërcënuese për institucionet e drejtësisë. Siç dëshmojnë qëndrimet kundërshtuese ndaj SPAK të kryeministrit, nuk ekzistojnë kushtet dhe arsyet  për një rezolutë të sjellë nxitimthi për votim në Kuvendin e Shqipërisë, pa u konsultuar paraprakisht me opozitën!

Reformat që kërkojnë ndërhyrje në sistemin e drejtësisë nuk mund të kryhen pa konsensus dhe aq më tepër në kundërshtim me perceptimin publik që e mbështet punën e SPAK në shumicë dërrmuese sipas të gjitha sondazheve. Qëndrimi i sotëm i partnerëve ndërkombëtarë konfirmon se e vetmja rrugë është konsolidimi dhe mbështetja pa rezerva ndaj SPAK!”, shkruan ai./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com