Zgjedhjet/ Media britanike: Konservatorët drejt katastrofës, Laburistët marrin shumicën e konsiderueshme

Konservatorët po shkojnë drejt katastrofës pasi një sondazh i ri parashikon se ata do të fitojnë vetëm 66 vende në zgjedhjet e përgjithshme britanike të muajit të ardhshëm.

Sondazhi i më shumë se 10,000 njerëzve tregon se lideri i opozitës, laburisti Keir Starmer është në rrugën e duhur për pushtet me një shumicë prej 336 deputetësh.

Ndër emrat e mëdhenj konservatorë që humbin vendet e tyre sipas sondazhit janë zëvendëskryeministri Oliver Doëden , sekretari i brendshëm James Cleverly dhe sekretari i mbrojtjes Grant Shapps .

Sipas sondazhit, të kryer nga Electoral Calculus and Find Out Now në emër të GB News dhe Daily Mail, Laburistët janë me 46% – një mbresëlënës 27 pikë përpara Konservatorëve, të cilët janë me vetëm 19%.

Duke folur në numra dhe mandate, kjo do të thotë se laburistët do të marrin 493 vende (nga 600) – pothuajse 300 më shumë se sa fituan në zgjedhjet e 2019-ës,

Konservatorët do të bien në vetëm 66 vende, duke i lënë ata me vetëm shtatë deputetë më shumë sesa Liberal Demokratët, që pritet të marrin 59 vende.

SNP është gjithashtu në rënie, duke reduktuar vendet e saj nga 26 në 20./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com