Rritja e pagave, Mazniku: Ndodh brenda verës, bashkitë të ristrukturojnë stafet

Ministri i Shtetit për Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku, takoi 61 kryetarët e bashkive të Shqipërisë për të diskutuar me ta nivelet e reja të pagave dhe formën se si duhet të ristrukturohet stafi i bashkisë.

Pagat e reja do të rriten ndjeshëm për punonjësit vendorë, gjë që do të zbusë edhe mungesën e stafeve në bashki pasi punonjësit e të njëjtit profesion, do të paguhen njësoj në të gjitha bashkitë ku punojnë.

“Sugjerimi ynë është që të mos ketë më diferenca të pagës nga bashkia në bashki. Bashkitë të kenë të gjithë një nivel page. E vetmja diferencë është që disa bashki të mos kenë disa klasa pagash. Ne besojmë që me këto nivele jemi konkurrues edhe me tregun privat” tha Arbjan Mazniku, Ministër Shteti për Pushtetin Vendor.

Sa i përket ristrukturimit, Mazniku u tha kryetarëve të bashkive se do të duhet që punët duhet të ndahen në njësi që ndërmarrin politika, të tjera që zbatojnë politika dhe të tjera që kryejnë shërbime.

“Aparati është ajo pjesë e strukturës suaj e cila duhet të merret në mënyrë ekskluzive vetëm me politikbërje, planifikimin, monitorimin dhe elementët rregullatorë. Agjencia e FUnksioneve. Në këtë strukturë vendosen të gjitha ato funksione të cilat bashkia ka detyrë ligjore t’i bëjë. Grupimi i tretë është agjencia e shërbimeve. Këtu kemi të bëjmë me ato shrbime të cilat bashkitë zgjedhin disa herë t’i ofrojnë vetë, disa herë, t’ia kontraktojnë ofrimin e këtij shërbimi një pale të tretë”, tha Arbjan Mazniku Ministër Shteti për Pushtetin Vendor.

Rritja e pagave për pushtetin vendor do të ndodhë në muajin qershor dhe vendimi do të hyjë në fuqi brenda verës. Rritja e pagave kap nivelet nga 40% deri në dyfishim të pagës për disa profesione specifike.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com