LZHK kërkon sistem proporcional kombëtar, Shehi: T’u jepet mundësi partive të vogla

Lista të hapura, sistem proporcional kombëtar, vota e diasporës dhe votim e numërimin elektronik janë disa nga pikat kryesore të platformës që Lëvizja për Zhvillim Kombëtar ka paraqitur për shqiptarët në zgjedhjet parlamentare të 2025.

Pikat kryesore të platformës u prezantuan nga Ekrem Spahia, ku në fokus tha ai është “paraqitja e një alternative të re që ka në thelb problemet reale të shqiptare” dhe se LZHK do të garojë me sloganin “Ne dimë të bëjmë shtet” në zgjedhjet parlamentare të 2025.

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi tha se partia po përgatitet që të hyjë e vetme në zgjedhje, por se gjithçka do të varet se si do të ndryshojë Ligji Zgjedhor. Shehi sqaroi se kërkojnë ndryshim të tij në proporcional kombëtar në mënyrë që të gjitha partitë e vogla të kenë mundësi pjesëmarrje edhe në qarqet ku dalin 6 apo 7 deputetë, pasi me ligjin aktual, është e pamundur që partitë e vogla të garojnë në këto qarqe.

“Do i hyjmë detit me këmbë, pra mund të shkojmë në zgjedhjeve dhe vetëm po qe ende ky ligj. Pse themi të hapen listat që të marrin pjesë të gjithë, pse kërkojmë proporcional se me këtë sot ligji punon vetëm për tiranë, çfarë proporcional ka Gjirokastra? duhet marrë 30 % të votave përveç partive të mëdha. Gjysma e Shqipërisë janë të qarqe me nga 6 -7 deputete që e kanë të pamundur partitë e tjerë atë konkurrojnë. Dhe ligji në fakt prandaj u bë që dy partitë e mëdha të marrin edhe votat e të tjerave, deri tani nuk kemi pasur shenja pozitive për ndryshimin e  ligjit dhe këtu e ka fajin edhe kjo forcë e opozitës tonë që na përfaqëson. Prandaj kërkojmë ndryshmit të ligjit deri në 20 korrik që të kemi kohën e duhur për të marrë vendimin që duhet të marrim ta mbajnë ose ta ndryshojnë por ta thonë deri në këtë datë. Po them se diçka më të mirë se të tjetër e kemi ne”, u shpreh Shehi.

Shehi u shpreh i hapur për këdo që do t’i bashkohet partisë së tij, ndërsa tha se çdo iniciativë e re për krijimin e një lëvizje politike është në shërbim të demokracisë.

“Jam një prej atyre që mendoj se çdo iniciativë e re politike duhet parë në aspektin pozitiv dhe ato që nuk janë të krahut tone dhe lëvizjet e reja unë i shikoj në konceptin pozitiv, ato japi një kontribut për jetën politike dhe demokracinë. Demokracia nuk është pronë e asnjë njeriu, por një proces që mund të kontribuojnë të gjithë. Brenda opozitës duhet të krijojë secili profilin e tij, por ne shkojmë paralele me koleget por edhe rival dhe duhet të bëjmë edhe garë mes njëri tjetrit. Jam që opozita duhet të kuptojë që secili të fusë shtëpinë dhe idetë e veta, dikush më shumë e dikush më pak, në këtë linjë jemi. Se çfarë do ndodhi deri në prill, ne po krijojmë linjën e pavarur dhe mund të hyjmë edhe të vetëm. Nëse situata do ndryshojnë të shohim, nuk mund të themi që tani thashethemet politike. Ky është grupi ne sot për sot, i mirëpritur kush do t’i bashkohet”, tha ai.

Edhe Ekrem Spahia tha se opozita duhet të punojë për krijimin e një profili dhe identiteti të saj, pasi vetëm në këtë mënyrë ajo është në shërbim të qytetarëve dhe mund të sjellë një alternativë qeverisëse.

“Opozita të punojë për krijimin e profilit dhe identiteti të tyre. Nëse një parti mendon se në koalicion është më komod nuk i shërben opozitës. Opozita sot është një mozaik vlerash dhe është një shërbim i mirë që i bëhet vendit dhe shqiptarëve. Nëse çdo subjekt do e shikojë veten brenda listës mundësisht fituese në listat e partive të mëdha nuk i shërben i opozitës. Elektorati nuk duhet të jetë militant partie , por militant i vetvetes dhe a ndryshon jeta e tij personale dhe familje”, tha Spahia.

Pikat kryesore të alternativës së LZHK për zgjedhjet parlamentare të 2025

Reforma zgjedhore: Sistem proporcional kombëtar ose me 4 rajone elektorale, lista të hapura, votim dhe numërim elektronik si edhe pjesëmarrje e diasporës në votimit e 2025.

Drejtësia: Mbështetje për reformën në drejtësisë dhe organet e dala prej saj, mbështetje absolute të organeve të drejtësisë. Pjesë e pandarë e moralit tonë të mbështesim ish të përndjekurit dhe të realizohen të drejtat e tyre të nëpërkëmbura gjatë 32 viteve

Politika e jashtme: Rindërtimi i marrëdhënie ndërkombëtare, marrëdhënie të ngushta me aleatët strategjik SHBA,BE

Ekonomia: Rindërtim të sektorit industrial dhe mbështetja e bujqësisë

Sociale: Arsimimi dhe shëndetësia, rritja e pagave dhe pensioneve.

Projektimi politik për 2025: Ndryshimi i kushtetutës dhe reforma administrative

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com