Policia e Krujës bën me dije se ka zbuluar dy ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike.
Gjatë kontrolleve në fshatin Mafsheq u gjetën 28 bimë kanabisi dhe 116 fidanë gati për t’u mbjellë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, u shpall në kërkim shtetasi E. D., 24 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
/a.r