Nesturi: Ja deputetët e opozitës që po “flirtojnë” me mazhorancën! Priten lëvizje të reja

Analisti Plator Nesturi deklaroi në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ se brenda opozitës ka deputetë që po “flirtojnë” me shumicën dhe se priten lëvizje të reja.

Sipas tij, nismat e kryeministrit qartazi janë lëvizje politike, në një formë gare, ku vihet re se Rama ja ka marrë inisiativën opozitës.

“Po flasim për shprehje vullneti politik. Shpesh nisma të tilla duhet të kenë përkrahje edhe nga opozita. Rama me rezolutën kërkonte që ta shtrinte atë përtej 4 drejtimeve që ka përcaktuar në rezolutë. Pjesëmarrja e opozitës forcon shtetin edhe kur të mos jetë Rama. Në konceptin e opozitës është paradoks sepse e konsideroni Ramën të përjetshëm në pushtet që nuk bashkëpunoni. Ju ka bërë me hije Rama me këtë. Zgjatja e mandatit të SPAK-ut etj., nuk janë çështja se duhen vetëm disa deputetë, por duhet një shumicë kushtetuese që bëhet me votat me opozitës. Nëse nuk bën votat nuk ka asnjë thelb komisioni. Jemi në tentativë marrëveshje. Nuk besoj se qeveria teknike është skema që po artikulohet. Nuk pati votë kundër nga opozita, thjeshtë nuk votoi dhe kjo është një lloj marrëveshje. Ka zhvillime brenda opozitës. Nuk janë zgjidhje të cilat vijnë në tryezë. Ka presion që Berisha të mos jetë pjesë e opozitës. Po ‘flirtohet’ brenda vetë opozitës, për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme që nga vula dhe deri tek bashkimi. Ka pikëpyetje se kush është më e rëndësishme: PD apo Berisha? Kjo është një pyetje që rri pezull mbi opozitën.”, tha Nesturi.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com