Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shpallur fajtor për 34 akuza.
Donald Trump është bërë ish-presidenti i parë amerikan që dënohet penalisht, shkruan BBC.
Në një vendim historik, ai u shpall fajtor për falsifikimin e të dhënave të biznesit për të kryer mashtrime zgjedhore.
Trump ishte në qendër të një skeme për të mbuluar pagesat e “parave të heshtura” për të blerë heshtjen e një ylli pornografie në ditët para zgjedhjeve të 2016-ës.
Kur zbulimet nga Stormy Daniels për një lidhje seksuale me Trump kërcënuan të prishin fushatën e tij presidenciale, ai e urdhëroi avokatin e tij t’i paguante asaj 130,000 dollarë për ta mbajtur të heshtur.
/a.r