Një 64-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në fshatin Petrelë të Tiranës. Familjarët e viktimës kanë deklaruar se dyshohet që ai është tërhequr zvarrë nga një kafshë.
Ndërkaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Më datë 30.05.2024, rreth orës 19:50, në fshatin Petrelë, Tiranë, ka humbur jetën shtetasi B. Ç., 64 vjeç, i cili sipas deklarimeve të familjarëve të tij, është tërhequr nga një kafshë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit,” njoftuan blutë e Tiranës.
/a.r