Çështja penale ndaj ish-presidentit amerikan Donald Tramp (o. Trump) për falsifikim bilancesh financiare dhe mitëdhënie përfundoi një ditë më parë, me argumentet përmbyllëse të avokatëve.
Por ndërsa anëtarët e jurisë po “peshonin fatin” e ish-presidentit, ky i fundit e ka krahasuar veten me shenjtoren Nënë Tereza.
“Nënë Tereza nuk mund t’i mposhte këto akuza. Akuzat janë të manipuluara. E gjithë kjo është e manipuluar”, u shpreh Tramp.
Juristët diskutuan për rreth katër orë e gjysmë dhe më pas dërguan dy nota në gjykatë në orët e vona të pasdites, ku njëra prej tyre kishte të bënte me një kërkesë për të dëgjuar disa dëshmi në gjyq nga dy dëshmitarë kryesorë; dhe tjetra kërkesë për të ridëgjuar udhëzimet e gjyqtarit Merkan (o. Merchan).
Ish-presidenti akuzohet për falsifikimin e të dhënave të biznesit në lidhje me shlyerjen e aktorit të filmave për të rritur Stormi (o. Stormy) Daniels përpara zgjedhjeve të 2016-ës. Tramp është presidenti i parë i SHBA-së, ish apo aktual, që përballet me një gjyq penal.
/a.r