Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha, është ndalur të flasë për mediat në nisje të seancës plenare, ku është shprehur se komisioni anti-korrupsion i propozuar nga mazhoranca është një manovër e pastër elektorale.
Ai shton se nëse PS do të mbështesë SPAK-un, ka gati amendamentet e Partisë Demokratike, të cilat qëndrojnë në sirtar prej kohësh.
Basha: Siç kam paralajmëruar kjo nuk është gjë tjetër vetëm një manovër e pastër elektorale. Ky nuk është komision, por emrat janë përcaktuar vetem për të larë aferat korruptive të kesaj qeveria.
Nëse duan të mbështesin SPAK kanë gati amendamentet e Partisë Demokratike.
Shqiptarët meritojnë një përgjigje pse Edi Rama, pse kjo qeveri, ky parlament mban të bllokuar në parlament propozimet e PD për të ndihmuar SPAK me burime.
Përgjigja është e qartë, ndryshe nga se cfarë thotë, kjo mazhoranca nuk ka asnjë interes të ndihmojë SPAK, por po bën gjithçka për ta rrëzuar për të.
Nuk ka arsye për SPAK të ekzistojë nëse nuk do të kishim korrupsionin e Edi Ramës.
E njëjta gjë sa e takon Reformës Zgjedhore, kanë 3 muaj që kanë prerë punën e këtij komisioni. Kanë 3 muaj që nuk bëjnë transparencë për kërkesat e PD.
Heqja e imunitetit për parlamentarët. A ka akt me konkret për qytetarët.
/a.r