U filmua rrugëve të Tiranës, Egla “zbulon” se çfarë ndodhi para se të futej në Dhomën e Bardhë


Në Post Big Brother, Egla Ceno ka folur për Dhomën e Bardhë dhe çfarë ndodhi para se të futej aty.

Ajo u shpreh se ajo ishte një nga përjetimet më të vështira në këtë Big Brother, teksa u shpreh se para se të merrte vendimin për t’u futur dhe izoluar aty, ajo kanë kryer disa teste psikologjike, për të kuptuar nëse mund ta përballonte apo jo.

“Dhoma e Bardhë ka qenë pikë therje shumë e vështirë sepse psikologjikisht mund të kishte qenë fatale. Pas skualifikimit, kur mu propozua Dhoma e Bardhë, para se të futem aty kam bërë teste psikologjike… pastaj mora vendimin dhe u futa. U krye me sukses nga të tre duhet të them. Psikologjikisht flas. Më pas ndodhi ajo që ndodhi”, tha ajo.

Ajo është përplasur gjithashtu me Julin, i cili e akuzoi se ajo ‘doli brodhi me makinë nëpër komunë të Parisit’ dhe rikthimi i dha famë.

Egla e mohoi duke thënë se ishte tek zyrat e psikologes për të kryer testet psikologjike para se të izolohej te Dhoma e Bardhë.


c

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com