“Puno në vend që të protestosh”. Kjo këshillë nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni drejtuar në distancë presidentit të rajonit të Campania-s, Vincenzo de Luca kur protestonte shkurtin e kaluar gjatë demonstratave të kryebashkiakëve, bëri që ky i fundit ta quante “budallaqe” shefen e qeverisë.
De Luca e bëri deklaratën e tij teksa ndodhej në korridoret e Parlamentit italian, por nuk vonoi më shumë se 3 muajt që Meloni t’ia kthente reston.
Ditën e djeshme gjatë prezantimit të projektit të pastrimit dhe rehabilitimit të zonës së degraduar të Caivano-s, në periferi të Napolit, Meloni shkoi për të përshëndetur zyrtarët, mes tyre edhe de Luca, të cilit i tha: “President De Luca, unë jam ajo budallaqja Meloni. Si je?”.
Sikleti i guvernatorit ishte i dukshëm dhe, siç pritej, video e konfrontimit të tyre u bë shpejt virale./m.j