I vetëm në zgjedhjet 2025, Shehi: Ja pikat që nuk puqem me opozitën

Raporti me drejtësisë e ndërkombëtarët dhe ndryshimi i sistemit zgjedhor janë pikat që ndajnë Dashamir Shehin me kolegët e opozitës për të hyrë së bashku në zgjedhjet e vitit 2025. Në studion e Ditarit me Denisa Pashollin në A2 CNN, ai tha se është për përmbysje të sistemit zgjedhor, hapjen e listave, votim elektronik, pa komisionerët e vjetër, që sipas tij pjesa tjetër e opozitës nuk e ka këtë dëshirë.

“Deri tani jemi vetëm, nëse ligji do të ndryshojë do ta shohim cilat janë mundësitë. Nëse pozicioni i kolegëve opozitarë do të ndryshojë, do ta shohim. Jemi vetëm se sot për sot nuk puqemi me opozitën në shumë pika; në raportin me drejtësinë, në raport me ndërkombëtarët, nuk puqemi për ndryshimet e ligjit zgjedhor dhe për pjesëmarrjen në parlament, që tani fatmirësisht kanë hyrë në parlament dhe unë kam frikë se kjo punë u bë vetëm për atë punë e dialogut.  Unë jam përtej koalicioneve, për përmbysje të sistemit zgjedhor të hapen listat të shtohen zonat elektorale, të hapen listat dhe mos votojnë vetëm flamurin e partisë por edhe fytyrën e deputetit. Kolegët opozitarë nuk kanë të njëjta dëshira me ne. Ne duam votim elektronik, ata duan komisionerët e vjetër. Nuk kam hiç fare besim te kolegët e opozitës, dhe jo vetëm që vjedhin votat por edhe shtetin shqiptarë këta të nderuar komisionerë. Sepse këto duan të venë në punë nesër për shërbimin që i kanë bërë partisë. Janë të gjithë sekretarë të përgjithshëm e drejtorë, marrin shpërblimin për shërbimin. Bëje votimin elektronik dhe është shumë e thjeshtë. Se ata thonë unë kam ruajtur votat, kam mbrojt votat. Kolegët e opozitës nuk e kanë këtë dëshirë. Janë interesa të korporatave, që nuk ka rëndësi se nga cili krah je. Ka ardhur dita për diçka që  e përmbys këtë sistem dhe kolegët opozitarë nuk i kam në këtë betejë. Mendojmë ndryshe”.

Për Shehin, opozita duhet të përmbysë edhe raportin me ndërkombëtarët të cilët kanë qenë aleatë të natyrshëm të saj.

“Opozita shqiptare ka qenë e lidhur në mënyrë të natyrshme me perëndimin, tani na dalin aleatë nipat e komunistëve kurse ne na shohin me dyshim. Duhet ta përmbysim këtë situatë”.

Ai akuzon Partinë Socialiste se në këto 12 vite ka prodhuar kapitalizmin më të egër dhe thekson se pikat e programit të partisë së tij bazohen tek industrializimi, bujqësia, arsimi dhe rritja e pagave e pensioneve.

“Ti rikthehemi arsimit, se Shqiëpria po varfërohet edhe me dije. Rinia jonë është mbrapa me arsimin e tyre. Arsim dhe një shtet social, kemi 12 vjet që na drejton PS që presupozohet që do mbrojë punëtorin e fshatarin. Këta kanë prodhuar kapitalizmin më të egër që ka pasur ndonjëherë. E djathta ka qenë më sociale. Ka pensionistë me 170 mijë lekë, por me çfarë do të jetojnë këta njerëz? A mendohet? Merren para borxh për të bërë tunele për të shkuar te shtëpitë e zengjinëve. Le të bëhen rrugët, se do ia lëmë brezave që vijnë, por çfarë po presim ne që të lirohet skema e pensioneve. I ftoj të bëjmë një fond të veçantë le ta mbushim me borxh publik ky është programi ynë social; Industrializim, bujqësi, arsimin dhe paga e pensione. Arsimim nuk domethënë thjesht paga e shkolla, por në radhë të parë perspektivë se arsimi nuk bëhet sot për nesër. Shëndetësia gjysmë privat, arsimi po ashtu. I gjithë sistemi është në kolaps dhe unë them që ka ardhur dita ta ringremë. Por mesa shoh nuk ka ndonjë dëshirë të madhe”.

Edhe pse i vetëm, ai nuk i druhet garës elektorale dhe thotë se po humbi do të largohet nga politika dhe do të kushtohet librave.

“Këtë punën e garës unë e kam sajuar dhe e kam fituar përherë këtë garë. I ftoj të gjithë, dua të hapen listat. I vetëm kam qenë përherë unë. Hyj në qytetin tim dhe marr votat e mia. Ky sistem i ka vendosur në rresht të gjithë që presin natën e zgjedhjeve të shohin se çfarë liste ka kryetari natën e fudnit. Kjo është kohë e shëmtuar për demokracinë. Dhe kështu nuk kanë kurajo të ngrenë dorën kundër së keqes dhe e keqja na dominon. Po humba iki, shkruaj edhe unë libra, po me vjen mosha e librave, jam 66 vjeç. Nëse shqiptarët nuk më votojnë ora ime ka mbaruar. Mua nuk ka për të më thirrur SPAK ndonjëherë deri kur të më thërrasë ai sipër. Këta të tjerët i marrin nganjëherë, por kjo për Shqipërinë është diferencë e madhe”.

Shehi thotë se opozita e ka alternativën për të mundur Edi Ramën, por i duhet një projeksion i ri.

“Unë kundërshtar kam Edi Ramën, këta të tjerët i kam rivalë. Opozita i ka pasur 600 mijë vota se janë populli që nuk e do këtë qeverisje. Më shumë pakënaqësia ndaj këtij regjimi. Nuk kam pse bëj fushatë as ndaj Berishës, as kundër Metës këta i quaj kolegë. Unë fushatën e kam me Ramën atë që kam bërë gjithë jetën, këta bëjnë të kundërtën. Opozita e ka alternativën, po duhen edhe nja 100 mijë të tjera për të mundur Edi Ramën dhe këta nuk i bëjnë dot. Ata që bëjnë sikur s’kuptojnë gjë ose janë budallenj ose maskarenj. Të gjitha pas zgjedhjeve bëjmë projeksionin e ri. Ka ardhur dita që opozita ta bëjë këtë analizë”.

Ai mbështet votën e diasporës dhe shpreson se Rama mund t’i hapë rrugën kësaj çështjeje pas entuziazmit në Greqi e Milano.

“Unë e mbështes votën e diasporës dhe kam shpresë që në këtë populizmin e Ramës ky do të jetë më tolerant për ta hapur këtë rrugë. Në këtë entuziazëm që ka ai t’i hapë rrugën për të votuar. Shqiptarët e Diasporës duhet të votojnë se jam i bindur që do votojnë për pjesën më mirë, se në Shqipëri nuk i heq njeri prej pune, nuk ka patronazhistë, nuk i voton njeri dhe pjesa më e mirë është opozita”.

Nismën socialiste për superkomisionin antikorrupsion, Shehi e konsideroi presion të qeverisë ndaj drejtësisë dhe fletërrufe kundër korrupsionit, në një kohë që shumë zyrtarëve u janë hapur letrat nga SPAK.

“Është presion ndaj sistemit të drejtësisë, meqë ata kanë filluar të hapin ca letra dhe shumica e letrave të pista janë nga krahu i qeverisë janë trembur dhe i kujtojnë atyre që ne e kemi një mjet presioni dhe unë them që opozita ka bërë shumë mirë që nuk e ka votuar. Ajo është fletë rrufe kundër korrupsionit. Se po të donte kjo qeveri kishte bërë diçka për korrupsionin. Kur të merr SPAK çështja është penale”.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com