Tanket izraelite në qendër të Rafahut, sulmet e Tel-Avivit vrasin 21 palestinezë të tjerë

Tanket izraelite janë futur në qendrën e Rafah. Aksioni i fundit izraelit ka lënë të vdekur 21 persona duke ngjallur tmerr tek banorët. Të paktën 12 nga personat e vdekur ishin gra.

Ofensiva vjen dy ditë pasi një sulm izraelit në një kamp në qytetin më jugor të Gazës vrau dhjetëra palestinezë të zhvendosur dhe në mes të një reagimi nga komuniteti ndërkombëtar për të ndaluar sulmin e tij në qytet. Ushtria izraelite tha se forcat e saj vazhduan të operojnë në zonën Rafah, pa komentuar përparimet e raportuara në qendër të qytetit.

I pyetur në lidhje me raportet për avancimin e tankeve në qytet, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, kundëradmirali Daniel Hagari tha në një konferencë për media se ushtria po operon në Rafah në një mënyrë precize dhe “të saktë”. Ndërsa për sulmin e fundit ku mbetën të vdekur 21 persona, Hagari mohoi të kishte dijeni.

Banorët e prekur nga sulmet tregojnë momentet tragjike dhe shpresojnë për ndalim të luftimeve: “U zgjova nga bombardimi dhe fëmijët ishin në gjumë. Thashë faleminderit Zotit që janë në gjumë. Shkova te dera, fjeta në pragun e derës dhe fëmijët ishin të gjithë brenda. Dëgjova një zhurmë të fortë dhe pashë tym që dilte nga çadra jonë. Hyra në tendë dhe pashë se gruaja po gjakosej dhe fëmijët gjithashtu”.

Shqetësimi ndërkombëtar për ofensivën trejavore të Izraelit në Rafah është kthyer në zemërim pasi një sulm të dielën shkaktoi dëme të mëdha duke çuar në vdekjen e të paktën 45 personave. Izraeli tha se kishte shënjestruar dy operativë të lartë të Hamasit dhe nuk kishte për qëllim të shkaktonte viktima civile.

Sakaq, Shtetet e Bashkuara nuk kanë dalë akoma me një konkluzion për sulmin e Tel-Avivit në Rafah.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com