Një 53-vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës me kallashnikov. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mihal Grameno” dhe sipas policisë personi ka mbetur i plagosur edhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekeve.
Nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia sqaron se ka sekuestruar armën në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 28.05.2024, rreth orës 16:30, në rrugën “Mihal Grameno”, ka tentuar të vetëvritet me armë zjarri kallashnikov, në banesën e tij, shtetasi A. T., 53 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./m.j