“Më vjen të qesh kur i dëgjoj për votën online”, Braçe kujton dhunën e Majit `96: Barbari është ende në politikë

Deputeti socialist Erion Braçe ka përkujtuar 28 majin 1996, ditën në të cilën mazhoranca, e cila në atë kohë ishte në opozitë, protestoi për vjedhjen e votave.

Me anë të një postimi në Facebook, Braçe u shpreh se opozita u vodh në mënyrë të hapur dhe me dhunë.

“Mos e harro kurrë 28 majin. Barbari i Tiranës është ende në politikë, ende e mendon veten alternativë, ende e mendon të trashëgojë barbarinë.

28 maj dita e gjakut, si sot 28 vite më parë, kështu u masakrua opozita e majtë, pasi u vodh skandalozisht hapur dhe dhunshëm në zgjedhje.

Kur dëgjoj dhe dje që flasin për postën, për votën me postë, regjistrimin ose jo të votuesve, votën online më vjen që të qesh me të madhe. Janë të njëjtët që çfarë nuk i kanë bërë votës dhe kundërshtarëve politik”, shkruan Braçe në Facebook.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com