“Parlamenti sot, teatër absurd”/ Gazetari i drejtohet Bylykbashit: Do merrni pjesë në komision? Deputeti: I rrezikshëm…!

Teme e diskutimit ne emisionin “Top Stori” ne Top Channel me Grida Dumen ka qene miratimi i rezolutes antikorrupsion te PS.

Robert Rakipllari: Kjo seancë sot që në dukje kishte një përplasje të madhe me akuza e kundërakuza, ishte një lloj komedie. Kishin një problem përse kjo maxhorancë nuk njeh opozitën në parlament. Sot në Parlament ishte një teatër absurd… Bënin gjoja sikur.

Në rast se Bylykbashi thotë që, një vit para zgjedhjeve, të flasin për mënyrën e luftës së korrupsionit… Ju do të merrni pjesë në Komision, se në informacionet e mia, po.

Oerd Bylykbashi: Unë jam nënkryetarë, ka një grup parlamentar.

Robert Rakipllari: Nga opozita e vendit tim dua të di, a do merrni pjesë?

Oerd Bylykbashi: Ky hiper-komision është i rrezikshëm pasi do të krijojë situatën e tollovisjes, që zhbën qeverisjen e zakonshme.

Robert Rakipllari: Prapë nuk po e thoni a do të merrni pjesë apo jo./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com