Është zbardhur dëshmia e dy kushërinjve të cilët u arrestuan, pasi në furgonin e tyre u gjetën 7 pako me kokainë me peshë 7.3 kg në Portin e Durrësit.
Mentor Çuni dhe Arjan Doçi kanë thënë në polici se porosinë e kanë marrë nga një person në Tiranë, por nuk kishin të dhëna.
Ata kanë thënë se personi në fjalë që do të merrte lëndën narkotike do të shkonte vetë te furgoni.
Mjeti transportonte sende dhe pako nga komuniteti shqiptar në Angli dhe i sillte në Shqipëri dhe ndiqte itinerarin Shqipëri-Itali-Angli.
/a.r