Roskovec\ Gjendet e pajetë nga familjarët një 17-vjeçare, dyshohet vetëvrasje

Policia nëpërmjet një komunikate ka bërë me dije se orës 12:15, në fshatin Suk në Roskovec, është gjetur nga familjarët e saj, e pajetë, dyshohet e vetëvarur, një shtetase 17 vjeçe.

Teksa në vendngjarje ka mbërritur policia dhe po heton në lidhje me rrethanat e plota të ngjarjes.

Informacion paraprak

Më datë 25.05.2024, rreth orës 12:15, në fshatin Suk, Roskovec, është gjetur nga familjarët e saj, e pajetë, dyshohet e vetëvarur, një shtetase 17 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake e trupit të kësaj shtetase, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com