“I rëndësishëm mbetet integrimi sa më shpejt i Shqipërisë, por edhe Ballkanit Perëndimor, në BE. Unë e thashë edhe në Parlament që edhe Shqipëria brenda vitit 2030, por edhe vendet e Ballkanit, të jenë pjesë e unionit. Unë shoh një zhvillim shumë të mirë të Shqipërisë dhe vij këtu në një vend mik”.
Ishte kjo deklarata e Presidentes së Sllovenisë, Natasa Pirc Musar, nga Vlora, gjatë një vizite në Manastirin e Zvërnecit. Në një vend që e ka quajtur fantastik, ndërsa është shoqëruar edhe nga Presidenti Bajram Begaj dhe kreu i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, ndërsa janë pritur nga at Jani Tereziu.
Ndërkohë, vetë Presidenti ka theksuar se qëllimi mbetet “të vijojmë në rrugën e zhvillimit”.
Presidentja e Sllovenisë, gjatë vizitës në Shqipëri, u ndal në disa prej zonave turistike.
/a.r