Kryeministri Edi Rama njofton se do të nisin me shpërndarjen e 437 titujve të pronësisë përgjatë këtij viti për të gjithë shtëpitë e trashëguara në zonat kadastrale me probleme kronike, si Thethi, Vermoshi, Tropoja e me radhë në veri dhe Himara e Saranda në jug.
Nga Himara ai ka deklaruar se si kryeministër do të bëjë të pamundurën që banorët në Himarë, por edhe në çdo zonë të Shqipërisë, të gëzojnë pronën e tyre ose të lënë trashëgim nga të parët e tyre.
“Shtëpitë e të parëve që nuk kanë marrë certifikata ende, po jo për ndonjë fakt apo plan të ndonjërit për tu marrë shtëpitë e për të ndërtuar. Edhe në Theth çmimet rriten, hotele janë plot. Pra është një problem që nuk ka të bëjë fare me broçkullat propagandistike që ju kanë mbushur kokën. Nuk dimë ne fare jo kështu jo ashtu. Secili e di vetë nga vjen e nga i ka rrënjët ne nuk i ndajmë as nga veriu e as nga jugu. Kush ju thotë tjetër shikojeni mirë perse ua thotë e ku do të dalë. Juve nuk ua ha qeni shkopin për politikë. Shqiptarët janë populli me instiktet më të forta në politikë”.
/a.r