Murrizi kritika Dumanit: Foli si analist në Komision! SPAK s’është për të bërë lajme…

I ftuar në studion e emisionit “3D nga Alban Dudushi” në RTSh, ish deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi u shpreh se SPAK nuk është krijuar për të bere lajme apo Dumani të flas si analist.

Për më tepër Murrizi tha se operacioni i fundit nuk është meritë e tyre por i është servirur në pjatë nga ndërkombëtarët.

Nëse kanë dalë në përgjim nuk ke nevojë të futesh në komision sepse është sekret hetimor, prit dhe dy javë veri hekurat dhe çoji te vendi nëse ke këllqe, mos fol si analist për të bërë lajm. SPAK-u nuk është krijuar për të bërë lajme.

Unë pash disa deputet të cilët kanë konflikt interesi. Çdo deputet ka të drejtë të marrë pjesë në dy komisione tek njëra është i përhershëm dhe tek tjetri është zëvendësues.  

Operacioni i fundit jo për të gjykuar sepse të 3 drejtuesit që shoh atje ai që unë ndaj midis tyre është dhe drejtuesi i SPAK-ut është se asnjë nga këto nuk vjen nga ish hetues i komunizmit.

Operacionin e fundit nuk dua ta shes si meritë të këtyre por ka ardhur i servirur në pjatë nga shërbimet e huaja”, tha Murrizi.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com