Një 39-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Belgjikë në kuadër të operacionit “Area”.
Sipas asaj që njofton policia nëpërmjet zyrave homologe të Interpolit është bërë e mundur arrestimi i 39-vjeçarit A. G. të cilit Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale kultivimi i bimëve narkotike.
“U kap në Belgjikë, shtetasi A. G., 39 vjeç, pasi Gjykata e Fierit, më datë 15.10.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Më datë 15.07.2021, gjatë kontrollit në tokën në pronësi të 39-vjeçarit, në zonën Grizë Lenginas, Fier, u gjetën të mbjella bimë narkotike cannabis sativa”, njofton policia.
Policia po vijon procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri.
/a.r