Dumani rendit zyrtarët e arrestuar, një tjetër kryebashkiake përfundon në SPAK

Ndërsa kreu i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani po raporton para deputetëve të komisionit të ligjeve dhe sigurisë kombëtare për punën vjetore të institucionit që ai drejton, një tjetër kryebashkiake përfundon në SPAK.

Bëhet fjalë për kryebashkiaken e Roskovecit Majlinda Bufi, e cila është paraqitur paraditen e sotme në SPAK. Nuk dihet ende se për çfarë është thirrur kryebashkiakja në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion.

Kujtojmë se një vit më parë Majlinda Bufi është kallëzuar në SPAK nga disa banore të Roskovecit për abuzim me një tender rruge dhe për një tender shkolle.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com