Spanja, Irlanda dhe Norvegjia do të njohin shtetin e Palestinës

Spanja, Irlanda dhe Norvegjia kanë deklaruar se do të njohin formalisht shtetin e Palestinës. Tre vendet deklaruan se vendimin për ta njohur Palestinën e morën me synimin që të “krijojnë një momentum në përpjekjet për të siguruar paqen afatgjatë në rajon.”

Vendimi i tre shteteve euopiane vjen shtatë muaj nga nisja e luftës në Gaza.

Ky akt simbolik dhe i koordinuar i tre shteteve u njoftua të mërkurën në mëngjes pas muajsh negociatash mes një grup shtetesh europiane që ishin të gatshëm ta merrnin këtë hap.

Duke folur para Dhomës së Përfaqësuesve spanjollë të mërkurën në mëngjes, kryeministri spanjoll Pedro Sánchez, i cili ishte zotuar të njihte Palestinën deri në qershor, njoftoi se Spanja do ta njohë shtetin e Palestinës të martën e ardhshme, më 28 maj.

“Ka ardhur koha për të kaluar nga fjalët në veprime,” tha Sánchez

“Për t’u thënë miliona palestinezëve që po vuajnë se ne qëndrojmë me ta, se ka shpresë dhe se pavarësisht nga muret që janë ngritur, fshatrat që bombardohen dhe vendbanimet ilegale që janë ndërtuar, toka dhe identiteti i palestinezëve. ekzistojnë ende.”

Sánchez së bashku me homologun e tij irlandez, Taoiseach Simon Harris, kanë qenë në krye të përpjekjeve për të ndërtuar koalicionin e shteteve anëtare të BE-së me të njëjtin mendim.

Duke folur në Dublin, Harris tha: “Kjo është një ditë historike dhe e rëndësishme për Irlandën dhe Palestinën”.

Kryeministri norvegjez Jonas Gahr Stoere gjithashtu njoftoi se vendi i tij do ta njohë zyrtarisht Palestinën si shtet më herët gjatë ditës së sotme.

“Nuk mund të ketë paqe pa një shtet palestinez,” u tha Stoere gazetarëve në Oslo.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Izraelit. Ministri i Jashtëm, Israel Katz deklaroi se vendimi i sotëm u dërgon një mesazh palestinezëve dhe botës: terrorizimi shpërblehet.

“Pasi organizata terroriste Hamas kreu masakrën më të madhe të hebrenjve që nga Holokausti, pas kryerjes së krimeve të tmerrshme seksuale të dëshmuara nga bota, këto vende zgjodhën të shpërblejnë Hamasin dhe Iranin duke njohur një shtet palestinez. Ky hap i shtrembëruar nga këto vende është një padrejtësi ndaj kujtimit të viktimave të 10 shtatorit, një goditje ndaj përpjekjeve për kthimin e 128 pengjeve dhe një nxitje për Hamasin dhe xhihadistët e Iranit, gjë që minon mundësinë për paqe dhe vë në pikëpyetje të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com