“Një mjek nga Gjermania i ndryshoi fytyrën”, Beqiri: Vis Martinaj jeton në Itali në një…

Avokat Idajet Beqiri ka deklaruar në emisionin e “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është gjallë.

Madje Beqiri ka theksuar se për Ervis Martinajn ka ardhur mjek i specializuar nga Gjermania që sipas Beqirit ai i ka ndryshuar fytyrën me operacione plastike.

Sipas Beqirit tashmë Ervis Martinaj nuk njihet si pasojë e operacionit pavarësisht sipas Beqirit, dihet vendi dhe hoteli ku qëndron Ervis Martinaj.

Avokati shtoi më tej një i burgosur shumë i njohur flet që nga brenda burgut me Ervis Martinajn.

Nuk mban ende ujë pilafi që ti ende si SPAK, nuk përcakton që ky Ervis Martinaj është gjallë apo ka vdekur. Legjenda urbane thotë që erdhi mjeku nga Gjermania, nga më të specializuarit, mesoburrë me një shpërblim të jashtëzakonshëm, i bëri operacionin plastik, nuk e dallon më. Nëpërmjet tragetit të Vlorës, në Vlorë është çuar, u hodh në Itali. Nga Italia, është në një vend dhe e dinë njerëzit vendin ku është, ku jeton dhe në cilin hotel fle. Legjenda vazhdon edhe më tej, legjenda vazhdon që një i burgosur te 313 që ka telefon atje brenda, flet vazhdimisht nga burgu me Ervis Martinajn”, tha Beqiri në emisionin “3D” në RTSH1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com