“Leksi i Druve” thesar për SPAK-un! Hoxha: Atij nuk i afroheshin dot, më ka rrëfyer se…

Sipas gazetarit Artan Hoxha, një personazh që do shërbente si “thesar” për SPAK-un është Aleksandër Deda. Ky i fundit tejet i njohur për policinë kriminale të Lezhës.

Hoxha analizoi atentatet e kryera ndaj tij dhe motivin. Ata që donin ta eliminonin janë po ashtu emra të lidhur me ngjarjet tipike mafioze në vend. Deda aktualisht është i shpallur në kërkim dhe dyshohet se fshihet jashtë Shqipërisë. Ajo që është interesante është se ai ka arritur t’ju shpëtojë disa atentateve.

Fillimisht në vitin 2020 në superstradën Lezhë-Laç, ku ai mbeti i plagosur. Më pas në Mars 2022, ku një xhup i fryrë me pupla arriti ta mbrojë nga plumbat dhe po ashtu tentativat e herëpashershme për ta ekzekutuar me dron. Dyshohet se ai ka pasur përplasje të forta me ish-deputetin e PS Arben Ndoka. Kjo pasi kishte dyshime se Ardian Nikulaj dhe Deda kishin mundësuar futjen e Durim Bamit për të ekzekutuar vëllain e ish-politikanit, Aleksandër Doka.

Është tentuar 3 herë me dron, se nuk i afroheshin dot. Ky njeri është thesar për SPAK-un. Kam folur dhe më ka treguar, më ka rrëfyer…Ai vërtet donte të shpëtonte familjen. Ai është tashmë në kërkim për dosjen “Metamorfoza 1”, ka ikur nga Shqipëria. Por deklarimet e tij kanë vlerë ligjore”, tha Hoxha.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com