Realizimi i një ëndrre, 90-vjeçari bëhet personi më i vjetër që shkon në hapësirë

Ed Dwight priti më shumë se 60 vite për të përmbushur ambicien që të shkonte në hapësirë.

Në 1961, ai u zgjodh nga Presidenti i SHBA-së, John F Kennedy si kandidati i parë me ngjyrë për astronaut.

Në fillim ai hezitonte paksa.

“Reagimi im i parë ishte: kjo është gjëja më e çmendur që kam dëgjuar! Fola me nënën time dhe më tha për të gjitha gjërat që mund të bëja si  simbol dhe ‘mendo për të gjithë fëmijët që do të gëzohen!”.

Por NASA nuk e përzgjodhi për asnjë mision dhe ai s’pati mundësinë që të shkonte në hapësirë… deri tani.

“Dhe ja ku vjen kjo mundësi e madhe në një periudhë të vonë për ta përmbushur këtë, për kënaqësi personale, sigurisht, por më shumë për të kënaqur të gjithë njerëzit e mrekullueshëm që më kanë mbuluar me dashuri gjithë këto vite”.

Në moshën 90-vjeçare, Dëight është personi më i vjetër që ka shkuar në hapësirë. Të dielën, raketa e Blue Origin dërgoi një ekip me 6 persona në skaj të hapësirës dhe i ktheu sërish.

Është një përvojë që të ndryshon jetën. Të gjithë duhet ta bëjnë”, u shpreh 90-vjeçari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com