Ditën e sotme teksa qëndronin në oborr, Romeo dhe Heidi kanë biseduar rreth jetës së tyre pasi të mbarojë âBBV3â³.
Romeo i është shprehur se pasi të dalin do të jetojnë bashkë te shtëpia e tij, gjë të cilën Heidi nuk e ka pritur mirë dhe nuk e ka pranuar duke i thënë se po tallet.
Romeo: Ti do rrish te shtëpia ime
Heidi: Jo
Romeo: Si jo?
Heidi: E di që po tallesh me atë fytyrë, të njoh, ta njoh fytyrën
Romeo: Pse jo
Heidi: Se do shkoj të rri pak me të mitë
Romeo: A po, ke të drejtë. Harrova
Heidi: E kishe seriozisht ti?
Romeo: Po mo shpirt
Edhe pak ditë na ndajnë nga finalja dhe mabrimi i këtij edicioni. Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i âBig Brother VIP 3â. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.
c