Një grusht militantësh të Rithemelimit dhe PL kanë nisur sot protestën e tetë para Bashkisë Tiranë duke hedhur molotovë dhe shashka.
Ka qenë ndërhyrja e Policisë që ka arritur të shuajë zjarrin tek hyrja kryesore e godinës.
Ndërkohë i pari që foli ishte Mehdi Malkaj. Ai tha se të gjithë policët që mbrojnë bashkinë në fakt mbrojnë çiftin e lesbikeve që u martuan.
Malkaj shtoi se shqiptarët nuk janë trima, sepse nuk i bashkohen Berishës dhe Metës në protestat e tyre.
Ndërkohë edhe Besart Xhaferri i FRPD u ankua publikisht duke u shprehur: Ka dy palë shqiptarë, ju dhe ata që flejnë gjumë dhe nuk na bashkohen.
Në ‘protestë’ nuk munguan as mallkimet ndaj qytetarëve dhe policëve:
“Turp t’ju vijë që nuk na bashkoheni ne. Cfarë prisni, që t’ju ikin edhe juve fëmijët jashtë? Frymëzohuni nga heronjtë e revoltës së Spaçit” – tha Xhaferri i zhgënjyer nga pjesëmarrja e sotme në protestë.
Edhe deputeti Asllan Dogjani u ankua se kjo pjesëmarrje nuk mjafton për të realizuar qëllimet e Berishës.
“Shqiptarët të vijnë të gjithë këtu me makina e traktorë, kudo që janë duhet të mblidhen” -tha Dogjani.
FOTOLAJM: PJESËMARRJA SOT NË PROTESTË