Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “Medusa”. Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se një 32-vjeçardhe një 34-vjeçar kanë rënë në pranga për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë iu gjetën rreth 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 celularë.
“U arrestuan shtetasit: – A. Sh., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”;
– B. K., 34 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi A. Sh. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata”, thuhet në njoftim.
/a.r