Ku është Ervis Martinaj? Dervishi: U eliminua me mbështetje politike dhe të biznesit

I ftuar në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” sot në Report Tv gazetari investigativ Ferdinand Dervishi thotë se dosja hedh dritë dhe mbi fatin e mbretit të lojrave të fatit, Ervis Martinajt, të zhdukur prej gushtit 2022.

“Me këtë dosje del se Ervis Martinaj u eliminua nga një suport politik dhe i biznesit” thotë Dervishaj.

Ai beson se me këtë operacion është goditur maja më e lartë

“Steka e SPAK shkoi tek të paprekshmit. Tek Troplinët e Durrësit.U ngrit steka shumë lart e kjo është për tu përgëzuar. Janë 12 episode të zbardhura. Është bërë një punë shumë voluminoze” thotë më tej ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com