EMRI/ Merrte makina luksoze me qira dhe më pas i shiste te persona të tjerë, shpallet në kërkim 37-vjeçari

Policia e Tiranës ka zbuluar një skemë mashtrimi duke shpallur në kërkim Kreshnik Drishtin, 37 vjeç. Mësohet se ai merrte makina me qira dhe më pas i shiste te persona të tjerë.

Nga verifikimet ka rezultuar se ai ka vjedhur dhjetra automjete luksoze. Pasi i merte me qira, Drishti i shiste ajo tek persona të tjerë me kontratë noteriale. Kontratat bëheshin tek noterja Xhoana Omari.

Kontrata ishte e rregullt dhe tek shitësi vendosej firma e pronarit të ligjshëm përmes falsifikimit. Mësohet se Dristi e merte kontratën nga noterja me argumentin se do ia çonte pronarit për ta firmosur dhe më pas e kthente sërish aty, nga ku rezultoi se firma ishte e falsifikuar.

Policia ka marrë në pyetje noteren e cila ka dëshmuar se nuk kishte dijeni se kontratat e lëshuara prej saj ishin me firmë të falsifikuar duke u justifikuar se me klientin e saj Kreshnik Drishtin kishte kohë që bashkëpunonte dhe kishte mirëbesim. Pavarësisht deklaratës së saj, noterja po hetohet në gjendje të lirë.

37 vjeçari dyshohet të jetë larguar jashtë vendit, ndërsa ndaj tij janë bërë disa denoncime në Tiranë, Fier, Durrës, e në qytetet të tjera./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com