VIDEO/ Kërcënoi turistet në plazh: Arrestohet vlonjati pas publikimit të videos, rezultoi me probleme të shëndetit mendor

Policia e Vlorës  identifikoi dhe arrestoi personin që u bë protagonist i një skene të shëmtuar në plazhin e vjetër të Vlorës.

Video u bë virale e shpërndarë nga turistet ruse të cilave u shkon afër me cadër dhe i akuzon se i kanë zënë bregun e detit.

Në njoftimin e saj policia deklaron se 42-vjeçari, Klodian Hameti vuante nga probleme të shëndetit mendor ndaj u shoqërua në spitalin psikiatrik të Vlorës për trajtim mjekësor.

Sot në të njëjtin vend ku ndodhi incidenti vazhdon i qetë plazhi ndërsa pushuesit dënojnë të tilla akte si reklama më e keqe për qytetin

Autoritetet inkurajojnë qytetarët të raportojnë çdo incident të ngjashëm dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com