Pese persona të tjerë pritet te njihen sot me masat e sigurisë pas megaoperacionit të SPAK. Mes tyre, masa pritet t’i komunikohet edhe personave të dënuar, siç është edhe Emiljano Shullazi. Dy ditë operacion sollën dhjetëra të arrestuar dhe zbulimin e aleancave mes grupeve kriminale që vepronin në disa qytete të vendit.
Ndërkohë të shtunën në burg u lanë Naim Stafuka, Armando Ndreca, Robert Laçi, Viktor Imeraj, Satilno Basho, Deivis Bajramaj, Drianto Bardhi dhe Miri Bruli.
Mbi 4,5 milionë euro pasuri janë sekuestruar nga megaoperacioni i SPAK në kuadër të 4 procedimeve penale ku janë evidentuar kryerja e veprave penale të rënda nga 7 grupe të strukturuara kriminale me fuqi të konsiderueshme dhe me shtrirje gjeografike të aktivitetit të tyre kriminal në disa nga qytetet kryesore të vendit. SPAK ka nxjerrë 50 urdhër-arreste nga të cilat janë ekzekutuar 14 në Shqipëri ndërsa 6 janë ekzekutuar jashtë vendit.
/a.r