Një 53-vjeçar është arrestuar nga Policia e Krujës, pasi ka kultivuar bimë narkotike në zonë të pyllëzuar.
Arrestimi i 53-vjeçarit B.M., vjen në kuadër të operacionit “Territor i pastër”.
Blutë e Krujës gjatë aksionit në disa ambiente të pyllëzuara në fshatin Mukje, gjetën dhe sekuestruan 65 bimë kanabis.
“Komisariati i Policisë Krujë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Territor i pastër”, ka finalizuar operacionin e koduar “Plant 3”.
Si rezultat i tij u arrestua shtetasi B. M., 53 vjeç, banues në Mukje, Krujë”, thuhet në njoftim.
/a.r