U plagos nga babai, transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë 40-vjeçarja nga Lushnja

Rudina Musaku, 40-vjeçarja që u plagos nga babai i saj, është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Për këtë arsye ajo është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Lushnjë ndodhi gjatë ditës së sotme ku 82-vjeçari Behar Musaku plagosi në bark vajzën e tij, e më pas kreu vetëvrasje.

Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet se është bërë një debat mes 40-vjeçares Rudina Musaku dhe babait të saj.

40-vjeçarja ishte e divorcuar dhe me fëmijë dhe kishte ardhur për të qëndruar tek prindërit e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com