“Pse bredh?! Je pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

“Pse bredh?! Je pa burrë, mos ik lart e poshtë!” Sipas familjarëve, kështu mësohet t’i ketë thënë 82 vjeçari Behar Musaku vajzës së tij, para se ta qëllonte me çifte.

Siç duket divorci i 40 vjeçares ishte kthyer në një pikë të nxehtë debatesh të herëpashershme babë e bijë. Debate që çuan në ngjarjen e rëndë, ku Rudina Musaku është në spital në gjendje kritike, ndërsa i moshuari i ka dhënë fund jetës së tij. E pranishme gjatë sherrit mes tyre, kishte qenë dhe gruaja e 82 vjeçarit.

E plagosura, është nënë e dy fëmijëve dhe sipas raportimeve të derimëtanishme këtë të dielë ajo kishte shkuar për vizitë te i ati. Mësohet se Rudina punon si kamariere në Tiranë, ndërsa fëmijët e saj, 16 dhe 17 vjeç, rrinin më shumë me ish-bashkëshortin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com