Heidi flet për marrëdhënien me Eglën: Presioni dhe loja fitoi!

E intervistuara për episodin e fundit të “Big Brother Live nga Shtëpia” ka qenë finalistja Heidi Baci.

Ajo është rrëfyer për gjithçka lidhur me rrugëtimin e saj në “Big”, që nga romanca me Romeon e deri tek marrëdhënia e saj me aktoren Egla Ceno, e cila është gjithashtu një ndër finalistet e këtij edicioni.

Siç e kemi parë marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit nuk ka qenë e mirë përgjatë kohëve të fundit dhe për këtë Heidi është shprehur se presioni dhe loja ka fituar. Ajo tregon se është munduar të sheshojë gjërat teksa shprehet se ndonjëherë duhet të bëhesh sa më agresive në mënyrë që të tregosh pozicionin tënd dhe të mos jesh ai personi që të “shkelin” me këmbë në tokë.

“Unë nuk dua ta banalizoj fare këtë bisedë, duke thënë që ajo e unë…Le të themi që presioni dhe loja fitoi. Fitoi tek marrëdhënia jonë dhe është diçka që mua më vjen shumë keq me thënë të drejtën, por kështu është. Edhe duhet ta shtysh edhe veten që të jesh pak më agresive dhe të tregosh pozicionin tënd, sepse nuk mund të dalësh ai personi që ai të vejë këmbët në kokë. Jam munduar me diplomaci të sheshoj gjërat.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com