Mori ftesë për në “BBV”/Ja cila është arsyeja pse Egli nuk u bë pjesë e tij

E ftuar në “E Diell N’trip” ka qenë influencerja Egli Tako e cila gjatë intervistës së saj është ndalur dhe tek formati i “BBV3” duke komentuar për situatat e ngjarjet e fundit të ndodhura në shtëpi, ku ka theksuar se për të dy finalistët e fundit janë Romeo dhe Juli pasi i sheh më të fortë se pjesa tjetër e finalistëve.

Sakaq, Argjira e ka pyetur lidhur me ftesën që Egli ka marrë për t’u bërë pjesë e “BBV3” dhe Egli shprehet se arsyeja që ajo nuk hyri ka qenë pasi e ka menduar që nuk ishte një moment i përshtatshëm për të.

“Unë ftesën e kam patur dhe jam falenderuese sepse është vlerësim. Nuk mendoj që ishte momenti më i përshtatshëm që të isha.”

E ndërsa Beniada e ka pyetur nëse Egli e merrte përsëri ftesën në këtë edicion të ardhshëm të “BBV” dhe a do të bëhej pjesë e tij, ajo u përgjigj kështu:

“Ku i dihet, ndoshta edhe po. Nuk dua të flas… Nuk është çështja se unë unë nuk doja në këtë edicion por mendoja që nuk duhej duke bërë disa arsyetime dhe mirë bëra!”

Rikujtojmë që Egli ka patur një lidhje me këngëtarin Olsi Bylyku i cili ishte pjesë gjithashtu i formatit të “BBV3”, rrugëtimi i të cilit përfundoi shumë shpejt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com