Revoltohen të burgosurit në Itali, dy policë të plagosur nga të burgosur të armatosur

Një revoltë e disa të burgosurve u raportua në institutin e vuajtjes së dënimit në Benevento ditën e dielë nga sindikata autonome e policisë së burgjeve Sappe.

Autoritetet deklarojnë se është krijuar një situatë e rëndë, me një seksion burgu të shkatërruar dhe dy policë të plagosur nga të burgosur të armatosur.

Sekretare e sindikatës shpjegon se të burgosurit në katin e katërt të burgut, për arsye të parëndësishme, shkatërruan ambientet, kompjuterët, xhamat dhe gjithçka gjetën, duke marrë peng disa roje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com