Ish-deputeti i PD: Për fat të keq Shqipëria sot nuk ka opozitë, vendi ka nevojë për …

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli tha në një intervistë për Euronews Albania se Shqipëria nuk ka një opozitë të vërtetë por vetëm kundërshtarë të regjimit.

Sipas tij, ajo që e quan veten opozitë është vetëm ish-pushteti që do të vijë në pushtet.

“Për fat të keq Shqipëria sot nuk ka opozita, ka kundërshtarë të regjimit të Ramës por jo opozitë.

Të jesh kundërshtar është gjë tjetër dhe të jesh opozitë është gjë tjetër, të mos e duash Ramën se ke ikur nga pushtetit nuk është zgjidhje për shqiptarët, një opozitë ngrihet mbi ide të reja, mbi një motiv të ri që u jep përgjigje interesave të shqiptarëve, është ish-pushteti që do të bëhet pushtet.

Vendi ka nevojë për një opozitë që jep shpresën se mund të ndryshojë vendin, kjo nuk ekziston as te Rithemelimi, as te Meta, as të Basha”, tha Kadilli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com