Pas propozimit romantik, Cindy Marina jep lajmin e bukur

Cindy Marina dhe Genar Topalli, bënë një hap të madh në rrugën e tyre të dashurisë muaj më parë. Në muajin shkurt Genar i propozoi për martesë modeles.

Momenti romantik u përjetua në bregun e Amalfit, në Portofino, ndërsa një melodi e ëmbël e kënduar nga Andrea Boccelli, “Love in Portofino”, e shoqëroi këtë moment të veçantë.

Në një intervistë për “Jo vetëm modë”, Cindy ka treguar se planifikojnë që të bëjnë dasmë vitin tjetër. Ajo nuk e përjashton mundësinë që Roma të jetë vendi ku te celebrojnë dashurinë, teksa shprehet se do të jetë edhe nuse moderne, edhe tradicionale.

“Propozimin e mora dhe dasma duhet menduar patjetër. Do të jetë vitin tjetër. Ndoshta në Romë. Do të ketë ndërthurje të tradicionales dhe modernes”, ka thënë modelja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com