Getoar Selimi dhe Luiz Ejlli janë bërë bashkë dhe kanë publikuar këngën ngjyra ”Ding Ding”. Fituesi i ”Big Brother Albania Vip 2”, erdhi me një stil shumë ndryshe, larg baladave, duke sjellë një këngë ritmike për sezonin e verës.
Në teskt Luizi përmend edhe fjalët që iu bënë hit në BBVip, si ”çapaçule”, apo ”Luiz Baba”.
Imazhi i ngjyrshëm dhe i plotë me energji tregon dy këngëtarët në një sfond të freskët dhe të gjallë, premtues për një klip që mbart një frymë të re dhe një ndjesi feste.
Mirëpo në rrjet, po qarkullon se kënga e dyshes është e ngjashme me turken e Acar dhe Kayra Kayan ‘Yalniz Kaldin’.
Mendoni se kanë ngjashmëri?