Rasti tronditës i Diddy/E vërteta doli, por pse u përpoq ta fshihte Cassie?

Rasti i Sean Combs, i njohur ndryshe si Diddy ka tronditur kohët e fundit “Holly2ood”. Emri i reperit amerikan po bën bujë pas një padie të ngritur ndaj tij për përdhunim, abuzim dhe trafikim të qënieve njerëzore.

Skandali është thelluar më tej me publikimin e pamjeve të rënda të dhunës që ai ka ushtruar ndaj ish të dashurës së tij Cassie, ndonëse deri më tani mohoi çdo akuzë të ngritur ndaj tij duke pretenduar se po përpiqen t’i prishin imazhin.

Pamjet vërtetojnë padinë e ngritur 4 vite pas ndarjes, nga ish-partnerja e tij e cila ka pretenduar se ai e përdhunoi dhe e trafikoi seksualisht atë gjatë marrëdhënies së tyre 10-vjeçare.

Sot, partneri aktual i Cassie, Alex Fine përmes një reagimi në Instagram dënoi dhunën ndaj grave. Ai u bëri thirrje burrave që të mbajnë përgjegjësi dhe të mbrojnë gratë në jetën e tyre.

“Burrat që godasin gratë nuk janë burra. Burrat që  veprojnë njësoj dhe i mbrojnë këta njerëz nuk janë burra”.

Në padi, Cassie pretendoi se ajo ishte e izoluar brenda një cikli abuzimi, dhune dhe trafikimi seksual për 10 vjet, dhe kur ajo u përpoq t’i jepte fund lidhjes në vitin 2018, Diddy e përdhunoi.

Mirëpo një ditë pas padisë, siç raportojnë mediat ndërkombëtare, Cassie vendosi të tërhiqet dhe të dorëzohet përballë të vërtetës që zbuloi për Diddy-n.

Ajo madje nuk u shfaq më, teksa media “gërmonte” për viktimat e abuzimit të Diddy-t. Pse ra ajo dakord të fshihte të vërtetën? A është kërcënuar apo paguar për të kyçur gojën?

E vërteta doli përmes pamjeve! Për ironi të fatit, kjo ngjarje e bujshme përkon e njejtë me rastet tronditëse në Shqipëri, ku personat e dhunuar nuk denoncojnë dhe përfundojnë në kronika të zeza si ato që po shohim shpesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com