Betaja për ‘vulën’ në PD, Gjykata e Apelit cakton datën, rinis gjykimin në 11 qershor

Gjykata e Apelit në Tiranë ka caktuar 11 qershorin si datën kur do të rinisë sërish gjykimin e vulës dhe statutit të Partisë Demokratike që është kthyer në fushë beteje në të dyja shkallët e gjykatës e cila si përfundim, u zgjidh në Gjykatën e Lartë. Shqyrtimi do të rinisë në orën 10:00.

Realtore është gjyqtarja Alma Ahmeti me pjesëtare të trupës gjykuese Iliba Bezati dhe Elona Toro që do të rishqyrtojnë në vijim, betejën e nisur në 2021-shin.

Çështja për vulën e Partisë Demokratike u rikthye në Apel pas vendimit të Gjykatës së Lartë me 27 dhjetor 2023./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com