Ftesa ose jo e “Big Brother Vip” për të është përfolur kudo në rrjet. Mirëpo, me një video-mesazh të publikuar së fundmi, artisti italian Massimiliano Varrese konfirmon se ka marrë një ftesë nga produksioni.
Siç shpjegon ai, ftesa ka ardhur që ai të performojë këngët e tij në një nga netët live të spektaklit dhe jo për një përballje me Heidin, të cilës nuk i përmend as emrin.
Ai shton se do të vijë në Shqipëri pas datës 30 maj për të kënduar muzikën e tij, pasi ka mësuar se ka shumë fansa në vendin tonë.
Kujtojmë se ish-banori i Grande Fratello ka patur një raport më shumë sesa miqësor me Heidin në shtëpinë më të famshme, që bëri më pas bujë në media me largimin e saj nga loja, pas vizitës dhe kërkesës së babait të saj.