Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Greqi.
Mediat greke bëjnë me dije se i riu humbi jetën mëngjesin e kësaj të premte si pasojë e një aksidenti rrugor.
Aksidenti ndodhi në aksin rrugor në Nea Erithrea. Në rrethana që ende nuk dihen, motoçikleta që drejtonte 22-vjeçari shqiptar u përplas me makinën e drejtuar nga një 63 vjeçar grek.
Si pasojë e aksidentit 22-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/a.r